Partnerët tanë

Ballina
Partnerët tanë

Bashkëpunime që krijojnë vlerë

Creative Education bashkëpunon me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë që ndajnë të njëjtat vlera për cilësi, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Këto bashkëpunime na mundësojnë të ofrojmë programe më të avancuara, trajnime të certifikuara dhe përvoja mësimore që i përgjigjen nevojave reale të tregut të punës.

Bashkëpunim i qëndrueshëm

Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me institucione arsimore, kompani dhe organizata që kontribuojnë në zhvillimin profesional të kursistëve tanë.

Cilësi dhe standarde të larta

Partnerët tanë përzgjidhen me kujdes, duke u bazuar në standarde të qarta cilësie dhe praktika profesionale të provuara.

Mundësi dh përfitime të reja

Përmes partneriteteve krijojmë mundësi për trajnime, certifikime, projekte të përbashkëta dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Partnerë për zhvillim dhe cilësi

Partnerë të përzgjedhur që ndajnë vlera të përbashkëta dhe mbështesin cilësinë në çdo bashkëpunim.

Universiteti AAB

Creative Education bashkëpunon me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB për të ofruar studentëve të gjuhës gjermane mundësi të veçanta për zhvillim praktik dhe profesional. Studentët do të marrin përvojë direkte në degët tona në Prishtinë dhe Pejë, përfshirë mentorim, trajnime dhe projekte reale që i përgatisin për sfidat e tregut të punës. Ky partneritet është një hap konkret drejt zhvillimit të aftësive profesionale dhe suksesit në karrierë.

BN-Vermittlung

Në bashkëpunim me BN-Vermittlung, Creative Education ofron asistencë për qytetarët e Kosovës në procesin e rregullimit të dokumentacionit për sigurim shëndetësor dhe integrim më të lehtë në Gjermani. Ky partneritet u siguron kursantëve shërbime profesionale, transparente dhe falas, duke lehtësuar proceset administrative dhe duke i ndihmuar ata të përgatiten për një të ardhme profesionale dhe të qëndrueshme jashtë vendit.

WeNurse

Bashkëpunimi me WeNurse është i fokusuar në përgatitjen gjuhësore dhe profesionale të infermierëve dhe mjekëve për punësim në sistemin shëndetësor gjerman. Si qendër e akredituar për mësimin e gjuhës gjermane, Creative Education ofron trajnime intensive dhe të strukturuara që ndihmojnë kandidatët të përmbushin kërkesat gjuhësore dhe profesionale. Ky partneritet garanton integrim të suksesshëm në tregun e punës në Gjermani dhe zhvillim të aftësive që janë të kërkuara nga punëdhënësit.

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF)

Partneriteti me QMGF reflekton angazhimin e Creative Education për përgjegjësi sociale dhe barazi në arsim. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ne ofrojmë kurse të avancuara gjuhësore për gratë dhe fëmijët e mbështetur nga QMGF, duke u krijuar mundësi reale për zhvillim personal, integrim shoqëror dhe avancim profesional. Edukimi gjuhësor shihet si mjet kyç për fuqizim dhe pavarësi.

Mebikon

Creative Education është përfaqësues ekskluziv i teknologjive Mebikon për tabelat dixhitale në Ballkan. Ky bashkëpunim strategjik sjell zgjidhje teknologjike moderne për institucionet arsimore dhe bizneset, duke përmirësuar mënyrën e mësimdhënies dhe prezantimit të informacionit. Integrimi i teknologjisë së avancuar kontribuon në krijimin e ambienteve më interaktive dhe efikase të të mësuarit.

Creative Fight Club – Team Menxhiqi

Creative Education beson se edukimi dhe sporti duhet të ecin paralelisht për zhvillimin e gjithanshëm të individit. Partneriteti me Creative Fight Club – Team Menxhiqi ofron trajnim fizik dhe mendor për të rinjtë dhe profesionistët, duke fokusuar tek disiplinimi, vetëbesimi, qëndrueshmëria dhe shëndeti mental. Programet përfshijnë kampione trajnimi, workshop-e motivuese dhe aktivitete të koordinuara për zhvillimin e aftësive sociale, si puna në grup dhe menaxhimi i stresit. Përveç sportit, ky partneritet thekson rëndësinë e një stili jetese aktiv dhe përkushtim ndaj përmirësimit të vazhdueshëm.
Scroll to Top