Partnerët tanë
Bashkëpunime që krijojnë vlerë
Bashkëpunim i qëndrueshëm
Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me institucione arsimore, kompani dhe organizata që kontribuojnë në zhvillimin profesional të kursistëve tanë.
Cilësi dhe standarde të larta
Mundësi dh përfitime të reja
Partnerë për zhvillim dhe cilësi
Partnerë të përzgjedhur që ndajnë vlera të përbashkëta dhe mbështesin cilësinë në çdo bashkëpunim.
Universiteti AAB
BN-Vermittlung
Në bashkëpunim me BN-Vermittlung, Creative Education ofron asistencë për qytetarët e Kosovës në procesin e rregullimit të dokumentacionit për sigurim shëndetësor dhe integrim më të lehtë në Gjermani. Ky partneritet u siguron kursantëve shërbime profesionale, transparente dhe falas, duke lehtësuar proceset administrative dhe duke i ndihmuar ata të përgatiten për një të ardhme profesionale dhe të qëndrueshme jashtë vendit.
WeNurse
Bashkëpunimi me WeNurse është i fokusuar në përgatitjen gjuhësore dhe profesionale të infermierëve dhe mjekëve për punësim në sistemin shëndetësor gjerman. Si qendër e akredituar për mësimin e gjuhës gjermane, Creative Education ofron trajnime intensive dhe të strukturuara që ndihmojnë kandidatët të përmbushin kërkesat gjuhësore dhe profesionale. Ky partneritet garanton integrim të suksesshëm në tregun e punës në Gjermani dhe zhvillim të aftësive që janë të kërkuara nga punëdhënësit.
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF)
Mebikon
Creative Education është përfaqësues ekskluziv i teknologjive Mebikon për tabelat dixhitale në Ballkan. Ky bashkëpunim strategjik sjell zgjidhje teknologjike moderne për institucionet arsimore dhe bizneset, duke përmirësuar mënyrën e mësimdhënies dhe prezantimit të informacionit. Integrimi i teknologjisë së avancuar kontribuon në krijimin e ambienteve më interaktive dhe efikase të të mësuarit.